Bill Clinton në Tiranë

4 Korriku i munguar tek shqiptarët

4 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 12:23

  • Share

Pavarësia e SHBA sigurisht është një ndër ngjarjet më të rëndësishme botërore, ku të drejtat e njeriut u bënë zyrtarisht pjesë e një kushtetute dhe po ashtu modeli qeverisës u bazua për herë në një demokraci funksionale të frymëzuar nga demokracia antika dhe nga leksionet që njerëzimi kishte nxjerrë në procese shtetërore e sociale si mesjeta, absolutizimi dhe revolucionet industriale dhe politike.

4 Korriku përmbysi sistemin e vjetër të shteteve, sistemet e vjetra politike të monarkive, përmbysi ekuilibrat e vjetër botëror dhe lindi një fuqi e re që do të do të ishte protagoniste kryesore e promovimit të lirisë dhe demokracisë në Botë.

4 Korriku u bo shembulli dhe frymëzimi për vetëvendosje të popujve, të drejtën e tyre për të shkëputur nga një strukturë tjetër shtetërore e politike, kur mungon liria dhe e drejta e përfaqësimit

Historia e SHBA u bo një model për të gjithë popujt e tjerë që ishin të robëruar nga sistemet koloniale europiane, nga despotizmat, nga kolonializmi dhe nga politikat e shfrytëzimit. 4 Korriku parimisht është edhe dita e pavarësisë së Shqipërisë dhe të gjithë popujve të tjerë të ngjashëm që vendosen me vetëvendosje për të ardhmen e tyre. Nëse nuk do të ishte 4 korriku dhe nëse nuk do të ishte Presidenti Wilson me 14 pikat në Lidhjen e Kombeve, nuk e di se si do të ishte ardhmja e popullit shqiptar dhe e popujve të tjerë të ngjashëm.

4 Korriku pa dyshim mund të konsiderohet edhe dita e pavarësisë së Kosovës, sepse pikërisht mbi parimin e  Pavarësisë së SHBA, parimin e Wilson për të drejtën e popujve për të vendosur lirisht për të ardhmen e tyre, u shpall Kosova e Pavarur, u arrit falë kontributit të SHBA dhe ishin pikërisht ata të parat që e njohën.

Sot, pashë nëpër facebook statuse pafund të shqiptarëve për 4 korrikun e Pavarësisë së SHBA-ve. Ndoshta ne jemi dhe mbetemi populli më pro amerikan në Botë. Megjithatë, me siguri jemi ndoshta populli që njohim më pak sistemin amerikane dhe demokracinë amerikane. Për këtë ditë të madhe për popullin amerikan, për demokracinë dhe lirinë edhe të popujve të tjerë, nuk mungonin urimet as nga politikanë shqiptar që nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë amerikane, me lirinë dhe apo me sistemin amerikan të funksionimit të institucioneve. Disa politikanë shqiptar për fat të keq përfaqësojnë modelin despotik, shtypës, të korruptuar që amerikanët e luftuar dhe e refuzuan me deklaratën e 4 korrikut. Këto politikanë shqiptarë ndër të tjera kanë shkelur hapur parimin që cojë SHBA drejt pavarësisë, “No Taxation without representation”.  Këto politikanë shqiptar, kanë rrëmbyer, tjetërsuar taksat shqiptare në pasuri personale dhe në shërbim të interesave të tyre të ngushta.

Po pse disa nga ky lloj politikanësh shqiptar urojnë të parët e mundësisht në anglisht pavarësinë e SHBA-ve? Këta e bëjnë vetëm nga frika dhe nga servilizmi, por ata nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë amerikane e as me vlerat amerikane. Mendojnë se duke u rreshtuar publikisht në krahun e SHBA-ve mund të shpëtojnë nga bëmat e tyre. A e kuptoni sa vite larg jemi me SHBA-atë? Një ndër betejat më të shenjta në SHBA është beteja për pronën private e cila simbolizon të gjithë zhvillimin e shoqërisë dhe të ekonomisë amerikane. Në Shqipëri ata që duan të rrëmbejnë pronën publike për ta tjetërsuar në privatë, që kërkojnë të shembin teatrin urojnë SHBA-të për 4 korrikun. E mendoni se çfarë mund të ndodhte në SHBA sikur të ishte përmbytur Biblioteka e Kongresit? E kuptoni se çfarë mund të ndodh në SHBA nëse do të kërkohej shembja e Statujës së Lirisë me qëllimin se aty në ishull duhet të ndërtohet një Kullë shumë katëshe? E para, Teatri Kombëtarë në Tiranë është për nga simbolika njësoj si Statuja e Lirisë në NY.

Nëse shikojmë historinë tonë kombëtare, arrijmë në përfundimin se ne jemi të zotët për të luftuar e për të fituar lirinë, por nuk jemi të zotët që lirinë ta zhvillojmë më tej dhe ta bëjmë bazë të funksionimit të shtetit dhe të institucioneve. Ndoshta ka ardhur momenti që ne të mendojmë seriozisht për krijuar e zhvilluar modelin shtetëror që duhet të bëj ndarjen e të kaluarës me të tashmen dhe krijimin e një të ardhme mbi vlera të shëndosha që kanë në themel Shtetin e së Drejtës.

Sot, Shqipëria ka probleme të mëdha që janë në kundërshtim me parimet e kontrollit dhe të ekuilibrit të pushteteve. Në Shqipëri për fatin tonë të keq aktualisht kemi vetëm një pushtet, atë politik i cili kontrollon e prodhon gjyqësorin, legjislativin , ekzekutivin dhe pushtetin e katër që është media.

Shqipëria sot, ka më shumë se kurrë nevoja për vizionet dhe idetë e ilimunizmit në lidhje me funksionimit e shtetit në raport me besimet fetare dhe shoqërinë. Nëse nuk do të merren seriozisht këto probleme, Shqipëria në një të ardhme të afërt do të përballet me realitete të vështira e të rrezikshme sociale që do të cenonin dhe do të vendosnin në diskutim edhe ekzistencën kombëtare.

Për të gjitha këto, por edhe për shumë të tjera, shqiptarëve ju mungon një 4 korrikut dhe prandaj, ata jo vetëm duhet të urojnë SHBA-të,  por duhet të impenjohen dhe duhet të kërkojnë mbështetjen e SHBA-ve për të arritur standardet dhe modelet amerikane të demokracisë, lirisë dhe të funksionimit të demokracisë si baza e zhvillimit institucional, social dhe të  ndërtimit të institucioneve shtetërore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?