KRUJË- Pas Vlorës dhe Elbasanit, një makinë është djegur edhe në Krujë. ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës". Mjeti tip "Golf", në pronësi 20 vjeçarit G. D., është djegur pjesërisht teksa ishte i parkuar në oborin e banesës. Nga raportimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.
" Më datë 27.11.2020, në orën 00:30, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip "Golf", në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit", njofton policia.
Kjo është makina e katërt e cila është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte.