Dhuna në familje/ Mbi 4 mijë denoncime në 2022-n, 6 gra humbën jetën! Avokatja: Ka indiferentizëm nga shoqëria, vetëm viktima denoncon

25 Nëntor 2022, 21:03| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 21:45

  • Share

Mbi 4 mijë vajza kanë denoncuar dhunën gjatë vitit 2022, 6 prej të cilave humbën jetën për shkak të saj. Në ditën Botërore të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, avokatja Rezarta Agolli, e cila ka trajtuar shumë të dhunuara, kërkon që të raportohet ccdo rast pasi thotë se gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm indiferentizmi. Viktima lihet vetëm edhe në momentin kur ajo denoncon.  

“Kemi dalë në shesh që sa më shumë njerëz të na ofrohen dhe të kuptojnë që nuk duhet të jenë indiferent dhe duhet të raportojnë. Pas vitit 2019 ka një shtim të rasteve. Vetëm vjet kanë kërkuar ndihmë rreth 5 mijë gra. Janë plotësyuar mejnjëherë urdhra mbrojtje. Ka një indiferentizëm të madh këto dy vitet e fundit. Vetëm viktima denoncon. Edhe pse e dinë që familjari i tyre vuan nga dhuna në marrëdhënie familjare, nuk denoncojnë”, thotë Agolli.

Agolli thotë se rastet e dhunës janë shtuar ndjeshëm dhe shkak sipas saj janë problemet ekonomike, mendore, por edhe droga e bixhozi.

“Shkaqet që çojnë dhunë ndaj grave janë xhelozia, papunësia, problemet ekonomike, droga, alkooli, bixhozi, problemet e shëndetit mendor. Duhet të denoncohet dhuna”, tregon ajo. 

Me moton “Të bashkuar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, për 16 ditë me rradhë Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat, do të organizojnë një sërë aktivitetesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 26/11/2022 12:59

    Qe nga ty e para qe je indiferente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?