Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota

4 milionë viktima nga COVID-19 në të gjithë botën, kreu i OBSH: Nuk duhet të heqim plotësisht kufizimet

7 Korrik 2021, 20:22| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 21:06

  • Share

Sot janë shënuar 4 milionë viktima nga pandemia COVID-19 në të gjithë botën. Lajmi është dhënë nga kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për mediat. Ai është shprehur se shifra 4 milionë është regjistruar që prej viktimës së parë në Kinë, në një periudhë më gjatë se 18 muaj. Sipas Ghebreyesus numri real i viktimave pretendohet të jetë më i madh.

"Bota është në një pikë të rrezikshme të pandemisë. Sapo kemi kaluar një moment tragjik, ku janë shënuar 4 milionë viktima nga COVID-19.", u shpreh Ghebreyesus.

Ndër të tjera, kreu i OBSH është ndalur edhe në rritjen e infeksioneve të reja për shkak të variantit delta i cili është i pranishëm në 140 vende të botës.. Ai është shprehur se shumë vende kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë pasi kanë filluar vaksinimin dhe pretendojnë se pandemia ka mbaruar. Sipas tij, vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për të hequr masat anti-COVID.

Për Ghebreyesus varianti delta është më shumë i pranishëm sesa vaksinat, kjo për shkak se vendet që kanë pasur mundësi më të mira ekonomike janë furnizuar me vaksina duke lënë kështu pas dore vendet më të varfra. Gjithashtu, ai shtoi se kjo mënyrë e të trajtuarit të pandemisë do ndikojë shumë edhe në rimëkëmbjen ekonomike. Sipas kreut të OBSH, bota duhet të bashkëpunojë për ta trajtuar pandeminë të gjithë bashkë.

"Nga pikëpamja morale, epidemiologjike ose ekonomike, tani është koha që bota të bashkohet për të trajtuar këtë pandemi kolektivisht”, tha kreu i OBSH-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?