TIRANE-Bilanci dhe situata e COVID-19 në vendin tonë vijon të jetë mjaft serioze, teksa për të dytën ditë me radhë në spitalin Infektiv në QSUT kanë ndërruar jetë 4 pacientë duke e çuar në 93 në total numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë. Viktimat janë tre gra dhe një burrë, dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë deklaron se situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.
Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.
"Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19. Më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik. Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19" mbyllet apeli i Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 223
Shkodër 180
Vlorë 113
Lezhë 63
Fier 29
Kukës 43
Korçë 32
Elbasan 36
Berat 39
Gjirokastër 25
Dibër 18
Sot e humbën betejën me COVID-in 4 pacientë, mes tyre një nga Shkodra. 57 vjeçarja nga Shkodra e cila ndërroi jetë është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e Vllaznisë. Pasi zbuloi se ishte e infektuar dhe gjendja u rëndua, Rexhepi u transportua te Infektivi, por pavarësisht punës së mjekëve nuk mundi që të mbijetonte.
TIRANE-Rritja alarmante e numrit të të infektuarve me COVID, fluksit të shtrimeve të Infektivi, mes tyre edhe mosha të reja, por edhe fataliteteve detyrojnë ministrinë e Shëndetësisë që për herë të dytë të nisë përgatitjet për të kthyer Sanatoriumin në spital COVID-2 për të prekurit.
Report Tv mëson se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID-3.
Aktualisht te Infektivi, i vetmi për momentin spital COVID janë të shtruar 72 pacientë, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Infektivi ka një kapacitet prej 120 shtretërish, por fluksi në rritje është shqetësues.
Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç'ka do të sillte zhvendosen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.
Në Shqipëri nuk harrohen traditat e zhvillimit të dasmave edhe pse kushtet e pandemisë nuk e lejojnë organizimin dhe grumbullimin e njerëzve. Një gjë e tillë i ka kushtuar pronarit të një lokali në Durrës, i cili ka organizuar një dasmë. Policia thotë se për 39-vjeçarin E.K nga Sukthi, ka nisur procedimi penal dhe i është vendosur një gjobë prej 1.000.000 lekë.
"U konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës", thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali.
Berati ka regjistruar 12 raste me Covid, 10 prej të cilëve kontakte të familjarëve të cilët kanë pasur persona të prekur me koronavirus. Ndërsa 2 rastet e tjera, një është punonjëse, kujdestare e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe, "LIRA" dhe një tjetër ka dalë nga spitali rajonal i Beratit. Të gjithë personat janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Personat janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.
Ai I Himares, para se te dalin rezultatet e tambonit kishte dale dy dite bente xhiro ne Himare, kush e di sa persona ka mar me vete per ne Spital.na ruaj zoti
PërgjigjuBani mê shumé kontroll pèr koronavirusin
PërgjigjuNjerez pa pik pergjegjesie. Rendesi ka mos humbni leket bar e plazhe plot e nuk ruani familjen
PërgjigjuNe Himare eshte faturino I linjes Himare-Tirane Ka shume dite qe priste analizat ne Spitalin e vlores, nderkohe familja e tij vazhdonte kontakte me njerzit, pa futur ne karantine. Per 10 dite Himare do jet ne kryesin e listes
PërgjigjuPo er Bollanon ke ndonje informacion? Nje lapidar si Guma zdo ishte keq ...
Mbyllni plazhet baret dhe kafenete transportin urban dhe interurban cfare prisni nuk po e shikoni ne kohen e karantines nuk kishte asnje viktime ose mund te kishte 1 ose 2 ne jave sot jo vetem qe eshte rritur numuri i te prekurve por me alarmante eshte rritja e numurit te viktimave qe me permasat qe po merr infektimi dhe viktimat per nga numuri popullsise po ja kalojme edhe vendeve qe jane te prekura nga pandemia Covid-19
Përgjigju