TIRANË- Katër raste dhune në familje janë raportuar 24 orët e fundit në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se ka arrestuar 4 persona për dhunë në familje.
Mes të arrestuarve është një 59-vjeçar që ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij, si dhe një 32-vjeçar që dhunoi prindërit e vet.
Një tjetër i arrestuar është një 38-vjeçar, i cili akuzohet për dhunë psikologjike ndaj nënës. Gjatë kontrollit në dhomën e tij, policia sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Po ashtu, një grua 37-vjeçare u arrestua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait, duke shkelur një urdhër mbrojtjeje.
“Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë shtetasin P.S, 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.
Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Komisariati i Policisë Nr.3 arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit në dhomën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasen Xh.N, 37 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe vëllait në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes”, njoftoi policia.