Artan Lame ka folur për 4 sfidat kryesore të Kadastrës, ku shprehet se regjistrimi i tokës bujqësore, përmirësimi i shërbimeve online dhe regjistrimi i pasurive janë tre sfidat që prekin drejtpërdrejtë qytetarët dhe ky vit është kyç për dhënien e rezultateve. Lame foli gjithashtu edhe për regjistrimin e tokave shtetërore duke thënë se është turp që në mbi 20 vite janë regjistruar vetëm 4 % të tyre. Kjo sipas Lames është bërë qëllimisht që të mund të vidhet dhe toka shtetërore të kafshohej nga lloj-lloj kuçedrash.
"4 sfidat që ka Kadastra
1-Regjistrimi i tokës në fshat. Gjatë 2020 u dhanë 18700 certifikata toke në fshat
2- Përmirësimin e shërbimin online
3-Procesi i regjistrimit te pasurive
4-Regjistrimi i pronës shtet. është turp të themi se në Kadastër janë të regjistrua vetëm 4 % prona shtetërore. Pikërisht mos regjistrimi pronë shtetërore si shkolla, çerdhe, parqe dhe kjo ka lejuar abuzimin dhe kafshimin nga çdo lloj dragonjsh e kuçedrash që e kanë kafshuar në këto 20 e ca vjet. Kjo është lënë qëllimisht që të vidhe dhe kafshoje pa rënë në sy", tha Lame.
Lajmi kryesor: