4 shqiptarë kanë rënë në pranga në Britani të Madhe pas një operacioni të zhvilluar në Uellsin Jugor, ku policia ka gjetur kanabis të mbjellë në 14 prona.
Kryesori që merrej me kanabisin e mbjellë në këto prona ishte shqiptari Rentil Zyberi. Policia ka zhvilluar një operacion rutinë gjatë të cilit u kap kanabis me vlerë 2 milionë paund. Zyberi, i cili kujdesej për kanabisin e mbjellë është kapur në korrik të vitit të kaluar, kur oficerët e policisë shkatërruan dhe kanabisin e mbjellë.
Të Premten në gjykatë Zyberi dhe "bankieri" i bandës Arben Marku u dënuan të dy për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal. Prokurori e përshkroi Zyberin, si "kujdestarin" e pronave.
Gjykata tha se 39-vjeçari Marku ishte "bankieri" i ndërmarrjes kriminale dhe se 49,980 £ u gjetën në një gardërobën e tij.Sipas mediave të huaja, Marku lindi në Shqipëri, ku ai punoi në një fermë me bagëti, përpara se të vendoste të transferohej në Uells për një "jetë më të mirë".
Të arrestuar në kuadër të këtij operacioni kanë qenë edhe Leonard Bruki dhe Arber Aliaj të cilët ishin brenda ndërtesës dhe të dy u arrestuan sepse dyshohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit. Bruki, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.
Pasi kanë kaluar disa muaj të paraburgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, duke shlyer më shumë se gjysmën e dënimit. Ata do të dëbohen pasi të dalin nga burgu.
halle halle k'jo dunja
Përgjigjue dini ju zoterinj qe paraja vihet edhe me pune apo sjua ka mesuar kush kete.Po jane vite jete ato ne qeli o njerez pse digjni rinine burgjeve.Gjeni nje pune aty ku jeni qofte dhe me dokumenta falso dhe flihni rehat ne shtepi po jo keshtu se nuk jane hapur depot se po te ishte aq e lehte nuk linin radhe italianet baballaret e kesaj pune.
PërgjigjuPo ca italianesh thua o o shkrete ata barbona jane ne Angli e punojne per shqiptaret,me pune vlla gjithmone pjese e ingranazhit do ngelesh
Po shoku leku leter ne lavazh ne fakt ske faj. Un qe punoj sdi ku to coj, jemi me fot po teproj nai qindark ne fund te mujt hahahah.
Po gari po leku vihet me pune..me pune je nje hap larg varferise