‘4 Stinët’, zëri i Reshat Arbanës, i bashkohet notave të Vivaldit në ‘Opera’! Mbesa e tij, rrëfen ‘kërcimin’ e natyrës me të rinjtë e Shkollës së Baletit

20 Janar 2023, 14:47| Përditesimi: 20 Janar 2023, 14:56

  • Share

Një recitim për çdo stinë...

“Puna e një koreografi nis me disa ngacmime të vogla e më pas këto ngacmime kthehen në burim frymëzimi, e më pas në përjetime të mëdha”, rrëfen koreografja Blerina Arbana.

Kanë kaluar thuajse tri shekuj, prej kur natyra foli për herë të parë përmes notave muzikore... Por, ‘4 stinët’ e Vivaldit, erdhën ndryshe dje në “Opera”...

“U desh Vivaldi, i cili më ngacmoi, dhe më hyri në qelizë... E të them të drejtën, ‘4 stinët’ e Vivaldit është një nga pjekuritë e mia sa i përket anës koreografike”, tregon më tej ajo.

Prej shtatorit koreografja Blerina Arbana ka punuar me nxënësit e Shkollës së Baletit... e tanimë shfaqja është e kryer...

Tek ‘4 stinët’ që ajo jetëson, ka dashur që aspektet jetësorë të ngrënë krye, ndërsa emocionet premierës ia shton recitimi i xhaxhait të saj, aktorit Reshat Arbana...

“Recitimi nga xhaxhai im ikona e teatrit dhe kinematografisë, Reshat Arbana ka qenë një tjetër gjetje. Të mendosh kur ke një zë të fuqishëm në skenë nga ana e interpretimit, do të thotë një ‘armë’ më shumë për suksesin. Ai e priti shumë mirë, i pëlqeu shumë koncepti dhe më tha: Bravo!”, shprehet më tej koreografja.

Si protagoniste të veprës interpretuan katër maturante, Uendi, Graciela, Eski dhe Binaka, secila duke personifikuar nga një stinë...

Nuk i fshehin emocionet për performancën në skenën më prestigjioze në vend, ndërsa shpjegojnë, pse kjo shfaqje do të lërë një gjurmë të veçantë.

“Është një nga nismat më serioze të shkollës sonë, në të cilën zysh Blerina është përkushtuar përgjatë këtyre dy muajve. Emocioni dhe mirënjohja janë të mëdha, si për skenën ashtu edhe për rëndësinë madhore të veprës. Një nga shfaqjet më të mira , që do të lërë gjurmë në historinë e Shkollës së Baletit”, rrëfejnë ato.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?