6 të vdekur dhe të paktën 7 persona u raportuan të plagosur pas sulmit të armatosur në Ramot, pjesë e Jeruzalemit verior. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne kur dy persona të armatosur iu afruan dhjetëra njerëzve që po prisnin autobusin në stacion duke hapur zjarr e duke krijuar kasapanë në vend.
Në videot e shpërndara në rrjete sociale dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, duken njerëz që largohen në panik dhe dëgjohen të shtëna. Dy terroristët u vranë në vendin e ngjarjes por jo nga policia. Më vonë u konfirmua se ata u ekzekutuan nga dy izraelitë që ishin pranë vendit të ngjarjes. Pamjet e autorëve të vrarë u shpërndanë më vonë me të dy vrasësit që duken të shtrirë në një trotuar.
Hamasi reagoi pas ngjarjes duke mos marrë përsipër autorësinë e aktit por tha se veprimi i dy vrasësve ishte heroik, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë palestinezëve të reagojnë kundër pushtuesit.
Benjamin Netanyahu këtë të hënë duhej të ishte në seancën gjyqësore të radhës, por e anulloi atë. Mbrojtja e tij njoftoi se për shkak të situatave të krijuara ai nuk do të paraqitej. Kreu i qeverisë së Izraelit mblodhi menjëherë autoritetet e sigurisë kombëtare ndërsa më pas iu drejtua vendit të ngjarjes.
Nga aty Netanyahu konfirmoi se dy terroristët u vranë nga dy besimtarë ultraortodoksë.
BE ka dënuar sulmin me armë zjarri në një stacion autobusi në Jerusalem, ku u vranë 6 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
"Ne e dënojmë këtë sulm, ashtu siç dënojmë çdo humbje jete, dhe duhet të ndalet tani", tha një zëdhënës i Komisionit Evropian gjatë konferencës për shtyp në lidhje me sulmin e sotëm në Jerusalemin Lindor, ndërsa bëri thirrje për të arritur një armëpushim në Gaza.
"Ne bëjmë thirrje për ulje të tensioneve dhe kjo tregon se sa i nevojshëm dhe kritik është një armëpushim. Civilët në të dyja anët, si palestinezë ashtu edhe izraelitë, kanë vuajtur për shumë kohë, dhe kjo duhet të marrë fund tani, dhe është koha për të thyer këtë cikël dhune", shtoi ai.
Hamasi vlerësoi sulmin terrorist në Jerusalem, i cili mori jetën e të paktën gjashtë personave, duke e quajtur atë një "operacion heroik". Në një deklaratë, Hamasi e përshkroi atë si "një operacion që është një përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të pushtimit dhe luftës shfarosëse që po zhvillohet kundër popullit tonë". Hamasi nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të "intensifikojnë përballjen me pushtimin dhe kolonët e tij".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thirri menjëherë autoritetet e sigurisë kombëtare. Avokatët e tij informuan Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në seancën e sotme me dyer të mbyllura në gjyqin e tij për korrupsion.
"Disa incidente serioze sigurie në vende të ndryshme që përfshijnë viktima" e kanë detyruar Netanyahun të "marrë pjesë në një seri konsultimesh, përditësimesh sigurie dhe të marrë vendime urgjente", tha avokatja e tij, Noa Milstein, duke shtuar se "kryeministri për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për dëshminë e tij të planifikuar në gjykatë".
Termi "disa incidente serioze sigurie" duket se i referohet një sulmi në Jabaliya, Rripin e Gazës, në të cilin u vranë katër ushtarë izraelitë dhe u plagosën tre të tjerë. Në Jeruzalemin lindor në një tjetër sulm, janë raportuar të paktën 5 të vrarë.
//Corriere
Komente

Para ca kohe tè gjithë këta i quanim terroriste po ama tani që po njohim izraelin keta janë heronjtë te vertet,terroriste per mua është izraeli
Përgjigju