Kronikë

4 të vrarë në Shkodër, flet drejtori i i Policisë: Shkak ndarja e pronësisë për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve! Janë përdorur më shumë se një armë

27 Qershor 2021, 07:29| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 13:43

  • Share

Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen me armë pak pas mesnate, në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të plagosur.

Brahimaj dhe se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të hotel ‘Gocaj’ dhe përplasja ka nodhur për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve. Brahimaj tha më tej se janë përdorur më shumë se një armë.

‘Rreth orë 00.30 minuta në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet të  jashtëm të hotel Gocaj ku për shkak të konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta. Motive të dobëta, duhet të them për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

Si rezultat ka gjetur vdekjen Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Musaen Zeneli 20 -vjeç punonjësi i shezlongëve, vetëm 20 vjeç. I plagosur në ngjarjen e rëndë ka mbetur Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli 17-vjeç.

Policia ka marrë masa dhe ka mbërritur në vendngjarje. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar.’- tha Brahimaj.


Lajmi kryesor:

4 të vrarë e 2 të plagosur për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe një 20-vjeçar, filloi dje punë si kamarier! Dhjetëra të shoqëruar


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?