Arrestohen Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17-vjeç, të cilët mbetën të plagosur nga masakra me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Velipojë, ku u vranë Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh mes anëtarëve të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj. Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli gjenden ndodhen në Spitalin e Traumës, pas plagëve të marra nga shkëmbimi i plumbave midis dy palëve.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim Abedin Verracaku 30, Shyqyri Verracaku 26 dhe Besar Verracaku 20 vjeç, 3 djemtë e të plagosurit që u arrestua, Hasan Ferracaku. 3 vëllezërit janë të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.
Gjatë kontrolleve është gjetur pistoleta e dytë e përdorur gjatë përplasjes, në hotelin e familjes Gocaj. Pistoleta e parë u sekuestrua në vendin e ngjarjes.
Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Sherri degradoi në përdorimin e armëve dhe si pasojë e shkëmbimit të plumbave mbetën të vrarë 4 persona, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç si dhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli, një jetim i cili ishte në ditën e parë të punës.
Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet ka qenë pikërisht anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin 'Gocaj' për të sqaruar konliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit.
Pjetër Gocaj, babai i Xhovan dhe Edmond Gocajt, dy vëllezërit që mbetën të vrarë deklaroi i prekur se ia vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Me palën tjetër, Pjetër Gocaj tha se ka pasur miqësi.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera grupi i posaçëm hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbetën të vrarë me armë zjarri 4 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë, bazuar në provat e grumbulluara u arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. V., 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi E. D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe B. V., vëllezër, banues në fshatin Pulaj, Velipojë, bashkia Shkodër, të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin me armë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
I kam dhyer me mut qwerritarët e këti vendi i shuan njerzinë 30vjet i lyen me gjak ,i veshën në të zeza nëna e motra ,çdo derë shtëpie vajton ,ndërsa vetë bredhin me makina të shtrejta e madama të veshura me të kuqe , hoteleve e moteleve me darka e dreka luksi të shoqruar me eskota ,nuk e çan kokën asnjë zyrtar për vendosjen e ligjit ,sepse jan shumë të shëndetshëm me familjet e tyre me vila e pallate ,por u pëlqen ngatrresa në prona ,lënja e litarit përjashta ,sepse nga kjo përfitojn , polici që e di konfliktin dhe hesht vetëm mbush xhepat ,nga të dya palët ,avokati nga dy anët ,gjykatësi ,kadastra ,ministri turizmit që sillet si kali në lëmë duke promovuar sukseset turizmit ,përfiton hipotaka ,kadastra dhe vetë Lame duke sorollatur njerzit hallexhi rreth zyrave të shtetit me harta e çertifikata false në duar , bëjnë lëmshë sa qytetari të shkojnë deri në vrasja. Kjo që na ka ndodhur ne Shqiptarve 30 vjet korrupsin galopant ,mos i ndodhët askujt .Kjo kasaphane vrasje për pronën nuk ndodhë në botën e qytetruar ,vetëm në afrikë në xhungël ,atje ku nuk ka shtet ndodhë ,sulmon kush është më e bënë ligjin vetë . Po shtrojmë pyetjen përse vonojnë e,ngatrrojnë zgjidhjen e pronësisisë -tokës dhe shtëpisë në shqipëri ?!… Sepse KADASTRA dhe HIPOTEKA ,jan të korruptuar deri në grykë , sorollatja e qytetarit është metodë vjelje parashë për xhepa të mafjes shtetrore . Ngatrresat ndodhin midis qytetarit ata ku nuk ka shtetë ,ose një shtet të korruptuar , shtet kartoni dhe gangëstrësh si në shqipri . Të vjen pët të vjellur kur folasin këta qwveritar mjeran ,para popullit për ligjë e drejtësi kur për vete e shkelin të parët., Këto ngatrresa mbivendosjesh ,ndodh kur për shkak të korrupsionit kryen ,,mbivendosjen e pronarve me dy e tre pronarë në terren ,vetëm për të zhvatur e mbushur xhepat e tyre të korrupsionit e krimit . Mos pafshin hajr !……Nuk u ngopën me ARKIVOLE TË SHQIPTARVE TË VARFËR duke vrarë njerëz për mbuvendosje prone ,dhe asnjani nuk mba përgjegjësi ligjore . Do të shikojm se kush nga zyrtarët e Artan Lames do prangosen për këtë TRAGJEDI MAKABRE TË Velipojës ,nga përgjegjësit e SHTETIT MAFIOZ GJAKATAR 30 vjeçar =ASNJË ,ASNJË !. SEPSE : Nuk ngopen zyrtarët e këti vendi kur vriten nga një ,por nga katër veta përnjëherësh sikur të ishim në luftë të vërtet. SEPSE :. Qëllimisht shteti nuk ndërhy për ti dhanë fund titullit pronësisë ,sepse aty ësht hambari i parave të tyre të pista të lyera me gjak shqiptari ,që do shullahen në shezllone të velipojës.. SHQIPTARËT do PREIN ?….. Kur do të jetë dita fatlume që shteti shqiptar do ndërgjegjësohet të zgjidhë këtë plagë korrupsini e vrasjesh ,të luaj rolin e vet që populli i ka votuar ?…TË PRESIM .
Përgjigju