4 vakanca në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Komisioni i Ligjeve nis dëgjesat me kandidatët në garë

2 Shkurt 2022, 18:30| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 20:39

  • Share

Albert Nikolla, i liruar pak kohë më parë nga detyra e zëvendësministrit të Shendetësisë ka marrë mbështetjen e qeverisë për të qenë anëtar i komisionit të hapjes së dosjeve të komunizmit, ndërsa Gentiana Sula e cila ishte në të njëjtën pozitë 5 vite më parë, këtë herë nuk e ka të njëjtën mbështeje. E pyetur nga kryetari i grupit demokrat  Enkeljd Alibeaj se pse nuk gëzon më mbështetjen e qeverisë, Sula u përgjigj shkurt.

“5 vjet më parë jeni propozuar nga kryeministri, sot jo, ka mbështetur dikë tjetër. A mund të konsideriohet si heqje e përkrahjes nga qeveria?”, thotw Alibeaj.

“Nuk kam koment’, tha Sula.

Nikolla do të paraqitet në mbledhjen e radhës të komisionit të ligjeve në dëgjesë para deputetetëve ndërsa mes kandidatëve të tjerë janë historiania Nevila Nika, ish deputetja socialiste Artemis Malo,  Besim Ndregjoni, Gjergj Marku, Simon Mirakaj, Skënder Vrioni etj. Komisionet  përkatëse do të vijojnë me dëgjesat ndërsa në përfundim do të miratohen katër emrat që do të jenë pjesë e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?