4 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit! Koronavirusi i merr jetën kirurgut dhe historianit të njohur (VIDEO)

13 Shtator 2020, 16:29| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 18:24

  • Share

Koronavirusi ka marrë ditën e sotme një tjetër jetë nga bluzat e bardha, kirurgut Agron Menzelxhiu si edhe historianit të njohur Llambro Filo. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima, një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Gjithashtu janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga koronavirusi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.

Në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshojnë se kanë simptoma të Covid-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)

Testime totale            73904

Raste pozitive           11353

Raste të shëruara     6569

Raste Aktive              4450

Humbje jete               334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2253

Durrës        503

Shkodër      350

Lezhë          260

Elbasan       229

Korçë          202

Fier             185

Vlorë           159

Kukës          140

Berat            79

Dibër           46

Gjirokastër    44

Ora 16:23
Koronavirusi mposht historianin e njohur, ndërron jetë Llambro Filo! Meta: Një prej profesorëve të mi të dashur, ruaj respektin më të thellë për të

Historiani i njohur Llambro Filo ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Filo ishte i shtruar te Spitali Infektiv, por nuk ka mundur të fitojë dot betejën e tij.

Filo u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Ora 12:08
COVID-i merr jetën një tjetër mjeku! Humb jetën në moshën 71-vjeçare kirurgu Agron Menzelxhiu

TIRANË- COVID-19 i ka marrë jetën kirurgut Agron Menzelxhiu, që ka dhënë kontributin në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kirurgu ishte i shtruar në spitalin COVID/2 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Gjendja e mjekut kirurg që kishte dalë në pension ishte rënduar ndaj ishte ne reanimacion.

Mjeku Petrit Vargu përmes një statusi në facebook shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të kushëririt të tij, ku ndër rreshta shkruan se Agron Menzelxhiu gjithë jetën ka luftuar për jetën e njerëzve.

"Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur që s'ja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga COVID-i vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire që të mirën ja doje të gjithëve! Askush nuk mund të tjetërsoj, ti do të mbetesh gjithmonë ai, ai qe të njef i gjithë populli! Të qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit", shkruan Petrit Vargu.

Postimi i plotë i Petrit Vargu

Agron Menzelxhiu
Komento

Komente

  • BENI: 13/09/2020 17:07

    C'FARE PO behet ,,nuk po e kuptojme,,,po na vdesin intelektualet dhe po na mbesin gjalle budallejte .....ngushellime familjeve.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?