Ish-futbollisti Antonio Casano

‘4 vite dhe ende s’ka shënuar 30 gola’, Casano për rinovimin e Leao-s: Paga që kërkon s’i shkon për shtat

1 Mars 2023, 14:37| Përditesimi: 1 Mars 2023, 14:44

  • Share

Rafael Leao është futbollisti më i përfolur në Itali për shkak se portugezi po vonon të rinovojë kontratën e re me Milanin. Kampionët në fuqi të Seria A po bëjnë ç’mos që të bindin 24-vjeçarin, por ka vazhdimisht kërkesë për rritje rroge. Diçka që nuk po i pëlqen Antonio Casano-s, ish-futbollist ndër të tjera dhe i Milanit, i cili mendon që Leao nuk është kaq vendimtar sa po hiqet. Sipas Casano-s statistikat tregojnë se Leao nuk është një fenomen i cili Meriton rrogë aq të madhe.

“Në tri vjet e gjysmë me Milanin, Leao nuk ka arritur ende në kuotën e 30 golave dhe 10 asistimeve. Kalojmë te pretendimet e tij, që marrin nuancat jashtë logjikës në bazë të performancës në fushën e blertë. Rafaeli dha paraqitje dinjitoze në një hark kohor prej 4 muajsh, më pas… Statistikat flasin qartë dhe janë fakt i pakundërshtueshëm, çka do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e ‘tortës’ së rezultateve negative i faturohen edhe 24-vjeçarit. 15 milionë euro në sezon nuk i shkojnë për shtat asaj se çfarë demonstron mbi vazhdimësinë. Unë do të shkoja drejt Gakposë dhe pse do të shpenzoja 40 milionë euro në arkat e PSV-së. Holandezi nuk është personazh i fjalëve, ai veproi në shërbim me përulësi dhe altruizëm të theksuar,”- përfundonte me tone të ashpra 40-vjeçari në “BoboTv”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?