4 vite jashtë politikës, Saimir Tahiri bëhet nostalgjik, publikon videon kur ishte ministër: Falenderoj ata që më mbështetën dhe kritikuan

14 Mars 2021, 16:42| Përditesimi: 14 Mars 2021, 16:54

  • Share

Pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë si ministër i Brendshëm.

Teksa ka publikuar një video me foto nga koha kur ishte ministër i Brendshëm, Tahiri bën me dije se sot si 4 vjet më parë e mbylli këtë detyrë.

Ndërsa e quan këtë detyrë si eksperienca e jetës, ish-ministri falenderon të gjithë ata që kanë qenë përkrah tij në këtë ministri. Por nuk ka harruar të falenderojë edhe ata që e kanë kritikuar.

"Sot 4 vjet me pare, mbylla detyren time si Minister i Brendshem. Eksperienca e jetes, me shume dashuri e pasion, dhe plot arritem. Faleminderit me shpirt djemve e vajzave qe punuan krah meje ne Ministrine e Brendshme dhe Policine e Shtetit. Faleminderit ty qe besove! Faleminderit dhe ty qe kritikove. Na bene te gjitha mire Gezuar diten e veres",- shkruan Tahiri. 

Ish-ministri i Brendshëm ndonëse është prej kohësh jashtë politikës aktive, shpesh ndan momente të veçanta me familjen e tij.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe sot dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë.

Komento

Komente

  • mali i tropojes: 15/03/2021 01:06

    Sinqerisht je ministri me i suksesshem qe shqiperia ka pas. 30 vjet lazarati duke prodhuar droge dhe askush ska pas kurrajon ose deshiren ta luftoje. Do mbetesh ne histori si njeriu qe cliroj shqiperine nga lazarati.

    Përgjigju
  • CaBone: 14/03/2021 20:40

    Reapekte maksimale gjithmon per ju Saimir. Jepi pak koh dhe kthehu prap ne politik vlla. Te krahasosh ty me Ervin Babalen ska lidhje. Perder sa ai rruspija eshte per deputet pse jondhe ti?

    Përgjigju
  • Tani: 14/03/2021 18:46

    Je me i miri. Uroj te rikthehesh ne politike.

    Përgjigju
  • Xha sulo: 14/03/2021 17:55

    Je djali me i mire qe kam njohur. Te ruajt zoti dhe te dhente zoti shendet e jete o sajmir tahiri. Je njeri babaxhan

    Përgjigju
  • Ajan: 14/03/2021 17:13

    Je dhe do te mbetesh legjend pse nuk hape parti vet ta kishe keput ne mes kete te gjatin se gjysmen e votusve kishe mare. Gjithsesi je 1

    Përgjigju
  • Shaqo: 14/03/2021 17:04

    Ke qene e mbetesh klas i larte. Mafia arriti nje "sukses" me ty, ka shume frike nga ekselenca e trimeria jote. Mos u terhiq, je djale i ri, nuk u shqyrtua ankimimi nga frika e kandidimit ne zgjedhje. Mos u merzit, ke arritur pjekurine e duhur politike, me pas nuk te ndal askush. Do te kthehesh si Konti i Montekristos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?