Katër vite pas humbjes së bashkëshortes së tij nga sëmundja e rëndë, peshëngritësi Pirro Dhima, duket se ka rigjetur dashurinë në sytë e sportistes, Afroditi Skafidas.
Çifti i ri ka filluar të bëjë dalje publike së bashku, siç ka transmetuar edhe emisioni “Happy day” mëngjesin e sotëm, por ende asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për konfirmim.
Ata kanë qenë në vëmendje të kamerave, gjatë një eventi për hapjen e një dyqani të ri, ndërsa mëngjesin e sotëm lajmi ka “pushtuar” portalet.
Megjithëse Pirro sa herë ka kujtuar, apo është pyetur për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë nëpër emisione ka lotuar, jeta vazhdon dhe ai duket se ka gjetur një dashuri të re.
Kush e kish lene gruan qe e gjeti ky?
PërgjigjuGruaja e dytë si përsheshi i dytë.
Përgjigju