40 banesa preken nga ndërtimi i Unazës Lindore, banorët e Kodrës së Priftit në protestë: Kanë devijuar projektin e parë, oligarkët kanë paguar për të ndërtuar pallate! Protestë edhe te ‘5 Maji’

20 Shkurt 2022, 10:19| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 15:12

  • Share

Banorët e zonës së Kodër priftit kanë dalë në protestë paraditen e së dielës për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre pasi i kap ndërtimi i Unazës Lindore.

Rreth 40 banesa do të prishen në këtë zonë për shkak të rikualifikim dhe zhvillimit urban nga bashkia Tiranë, por banorët e kundërshtojnë këtë gjë dhe thonë se ky planifikim urban ka devijuar me projektin e fundit pasi sipas tyre me projektin e mëparshëm të 1989 do të prisheshin vetëm 7 banesa.

Banorët thonë se ky devijim është bërë për shkak se kanë paguar dhe lobuar dikush që kërkon të ndërtojë pallate në këtë zonë. Të pyetur se çfarë u ka thënë bashkia në lidhje me këto prishje, banorët shprehen se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë komunikuar, ndërsa kërkojnë të dinë se pse është bërë ky devijim. Nga 40 banesat që prek projekti vetëm 7 apo 8 prej tyre janë të legalizuar, ndërsa të tjerat jo.

Njëra nga banoret shprehet se edhe pse kishte nisur procesin e legalizimit, i kanë thënë që nuk mund të legalizohet pasi preket nga projekti i ndërtimit të Unazës Lindore. Ata shprehen se kanë minimumi 22 vite që banojnë në këto shtëpi dhe se ishin në proces legalizimi, por që prej ditësh u kanë shkuar letra se banesat e tyre do të prishen.

“Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh, ku më thonë se nuk të legalizohet shtëpia, se do të bëhet Unaza. Pse na mbajtën 26 vite? Na mashtruan, na gënjeyn. Kam 26 vite pronare e shtëpisë dhe sot nuk njihem, na nxjerrin jashtë. Jemi tre familje, taksat i kemi paguar vit për vit. Ku të shkojmë? A ndërtoj dot në këtë moshë shtëpi, jam 65 vjeçe. Jemi bërë me depresion, po shkatërrohemi, nuk flemë tërë natë”, tha një banore.

“Kur erdhi ministrja balluku i thashë po ta punojnë pas shpine ata urithët në oborret e tua. Këtu ka një projekt, por dikush ka paguar që ta devijojë. Edhe kur i jemi drejtuar ARRSH na ka thënë se ka një projekt të ri për shkak të zgjerimit të Tiranës. Ne duam shkakun e devijimit ku sipas nesh është për të ndërtuar në këtë tokën bosh këtu nga oligarku, se kush është ai le ta gjet prokuroria”, tha banori

Edhe banorët e "5 majit" kanë dalë para rrënojave të banesave të tyre të prishura më herët nga IMT për të protestuar kundër prishjes së banesave të tjera që preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban.

I pranishëm në protestën e banorëve të “5 majit” ishte edhe Fatos Lubonja në mbështetje të tyre.

“Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit. Është një problem i gjerë, ju jeni një pjesë, tani lidhur me këtë që ju jeni një pjesë doja me thënë një fjalë, ca sheh në kodër prite në votër, mesa e shoh unë këtë punë kjo bandë kriminale punon me lote me të hëngër pak nga pak”, tha ai  

 

Devijimi i projketeve sipas banorëve

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2022 00:36

    Eshte ironike pankarta qe mban ajo gruaja :/Jemi qytetare,model te zbatimit te ligjit.../!Po te ishit << model te zbatimit te ligjit>> nuk kishit per t'a zene e vjedhur ate toke dhe as nuk kishit per te ndertuar pa leje aty.Tani do te provoni pak cdo te thote kur shkel ligjin.

    Përgjigju
  • Enveri: 20/02/2022 16:33

    Ne vitin 1989 aty isht fushe o mjeshter i hartes qe thua do prisheshin 7 shpi..aty skisht asnje shpi ne 1989..po si ti zeni tokat sikur po blini corape normal do ju vij rende bre lalke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?