Ekstremisti grek i vrarë, Konstandinos Kaçifas

Kronikë
Top 24

40 ditë nga vrasja e Kaçifas/ Meshë në Bularat në nder të tij, priten autobusë nga Greqia

28 Nëntor 2018, 15:49| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 16:00

  • Share

GJIROKASTËR- Nacionalistët grekë pritet që të rikthehen në Bularat, me rastin e mbushjes së 40 ditëve nga vrasja e ekstremistit Konstandinos Kaçifas.

Sipas një njoftimi të bërë në rrjetet sociale nga shoqëria e Shën Athanasit Voularati, pritet që në datë 8 dhjetor në nder të tij të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat.

Mesha në nder të tij do të zhvillohet në orën 11 në kishën e fshatit, dhe për të nderuar figurën e tij pritet të mbërrijnë disa autobusë me nacionalistë.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA, për më shumë (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?