40 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashki të vendit, në bashkitë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. Duke qenë se koha është shumë e shkurtër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi përmes një mesazhi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.
Sipas tij të gjithë qytetarët e Bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje, të cilët gëzojnë të drejtën e votës, dhe/ose mbushin 18 vjeç në datën 6 mars, nuk mund të votojnë për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre nëse dokumenti i identifikimi (kartë identiteti/pasaportë) nuk është i vlefshëm në datën e zgjedhjeve.
Në njoftimin e KQZ thuhet se Komisioneri Celibashi i bën thirrje qytetarëve, që nëse vlefshmëria e dokumentit të identifikimit ka skaduar apo skadon në datën 6 mars, të mos e lënë për në momentin e fundit, por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat” për të aplikuar për rinovimin e tyre.
"Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, sigurohuni që në ditën e votimit të keni dokumentin e identifikimit tuaj të vlefshëm", thuhet në mesazhin e Celibashit.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, të drejtë vote mbi 654 mijë persona! Përjashtohen 135 votues për shkak të dekriminalizimit
K.T.//ReportTv.al