Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shkon drejt finalizimit të procedurës përmes të cilës do të zgjidhet kompania postare që do të shpërndajë në 85 vende të botës, 245 808 pakot zgjedhore të votuesve në diasporë.
Procedura është publikuar ditën e shtunë, datë 22 mars. Janë ftuar të 5-të operatorët (pra, të gjithë përveç Postës Shqiptare sha), të cilët do duhet të dorëzojnë ofertat dhe mostrat nesër (e premte) në orën 15.00.
Report TV ka mësuar se 5 kompanitë ndërkombëtare që kryejnë shërbim ekspres dhe janë ftuar nga KQZ, janë: TNT, DHL, FEDEX, UNI TRANS, ADEX.
Gjatë fazës së testimit paraprak, edhe pse u ftuan të 5-ta këto kompani, vetëm 2 shfaqën interes.
Ngelet për tu parë deri nesër, se kush do të ketë interes për tu ulur në negociatë me KQZ, ku me interes për votuesit do të jenë rregullat se si posta do të kontaktojë qytetarin, sa herë do të shkojë në adresën e tij, dhe si do të lidhet qytetari me postierin për ta kthyer zarfin me fletën e votimit, mbas.
Fondi i vënë në dispozicion dhe numrin e votuesve nga jashtë, kostoja e një vote nga diaspora, vetëm për transportin, shkon 40 euro.
Komente

sille sille se flaken do ja vej edhe kriminela nuk votoj
PërgjigjuMos more, do shpenzoka 40 euro shteti shqiptar per voten time. Po vetem taksa aeroporti ne 20 vjet kam paguar mjaftueshem per te rregulluar Pazarin e Ri dhe Kalane e Toptaneve.
PërgjigjuJa fryfsh ukit