40 mln € drogë, kapet një tjetër shqiptar në Itali, shkon në 38 numri i të arrestuarve nga mega-operacioni

4 Korrik 2020, 15:04| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 15:38

  • Share

Karabinierët italianë në bashkëpunim me autoritetet e Antimafias kanë arritur të arrestojnë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një shqiptar, i cili ka shpëtuar fillimisht nga operacioni 'Kulmi', që vendosi në pranga 37 persona shqiptarë e italianë, të akuzuar për trafin ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Bledar Allamuça, për të cilin arratia ka zgjatur shumë pak. Në ditën e operacionit 'Kulmi' ai kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një ambient të rrëmujshëm përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar edhe nga bimësia e dendur.

Për shkak se e kanë ndihmuar gjykata ka vendosur urdhër arresti edhe për dy shqiptarë të tjerë, me inicialet S.S 30 vjeç e S.D 23 vjeç. Mbi të tjera personat në fjalë e kishin ndihmuar Allmuçën me ndihma financiare dhe ushqime.

Momentalisht 36-vjeçari ndodhet në burgun e Materas dhe do të vendoset në dispozicion të gjykatës italiane.

Operacioni 'Kulmi' më 30 qershor, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, bëri të mundur sekuestrimin e 40 mln eurove droge, 4 milion euro asete si prona, automjete, para kesh dhe arrestimin e 37 persona.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?