Gazetari Maksim Sinemati

Kronikë

40 vite në media, ndahet nga jeta gazetari i njohur Maksim Sinemati

21 Gusht 2019, 20:39| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 21:09

  • Share

Është ndarë sot nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70-vjeçare gazetari i njohur Maksim Sinemati. Ai punoi rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) si Drejtor i Lajmeve të Jashtme. 

Ai  nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Dha kontribut edhe në vitet që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Maksim Sinemati është vëllai i gazetarit të njohur sportiv Gëzim Sinemati. Kujtojmë që  pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 55 vjeçari gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Komento

Komente

  • Nje punonjes i ATSH: 22/08/2019 12:30

    Ngushellime per kete humbje familjes dhe gazetarise. Nje gazetare i ralle dhe jo i zhurmes po njeri me mend qe i ka bere nder profesionit. Te prehet ne paqe dhe do te kujtohet me respekt Maks Sinemati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?