Drejt Punës

PERSONAZH/ 80-vjeçarja nga Troshani i Lezhës, një jetë punë me tezgjah: E fillova me pajën e vajzës, do ta lë kur të mbyll sytë

1 Janar 2022, 13:20| Përditesimi: 1 Janar 2022, 13:30

  • Share

Taze Lazri nisi të punonte në tezgjah kur 40 vite më parë iu desh t’i përgatiste pajën e nusërisë së bijës. Sot ajo 80 vjeç, por kjo nuk e pengon që të punojë çdo ditë me të njëjtin pasion.

“Tash 40 vjet e bëj këtë punë. E kam filluar ngadalë-ngadalë duke bërë shtrojca, çarçafë, jastëk etj”-shprehet Lazri.

Nevoja për të siguruar të ardhura ishte fillimisht ajo që e nxiti atë të mos hiqte dorë nga ky zanat, por pavarësisht viteve që mban mbi supe, Tazja vazhdon të mos ndjejë lodhje.

“Kur kam filluar kam filluar vetëm pajën e vajzës. U martua vajza e pastaj fillova të punoj dhe për vete e për fëmijët”-shprehet artizanja.

80-vjeçarja nga Troshani i Lezhës nuk e ka aspak të vështirë të kombinojë fijet në vegët mbi 50-vjeçare, ndërsa thotë se këtë punë do ta bëjë deri sa të mbyllë sytë.

“Kur s’ka njeriu para, pastaj një anë do mësoj njeriu për të ftuar ndonjë gjë. U bëra 80 vjet, jam mësuar duke bërë çdo gjë. Nuk e lë , kur të mbyllë sytë ndoshta e le krejt”-shprehet Lazri.

Zadrima e Lezhës është një ndër zonat që vazhdon të ruajë traditën e  larmishme të etnografisë me punime artizanale me dorë, grep dhe tezgjah.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?