Burgu i Qafë Barit

Politikë

40 vjet nga revolta e Qafë Barit, Basha kujton ngjarjen: Edhe sot çdo shqiptar e ka të përbrendshëm revoltimin

22 Maj 2024, 12:19| Përditesimi: 22 Maj 2024, 12:27

  • Share

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 40-vjetorin e revoltës në burgun e Qafë Barit duke nderuar me mirënjohje dy protagonistët e kësaj ngjarje historike, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja.

Basha shkruan  se edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie”.

Sipas kreut demokrat, PD do të bëjë gjithçka që për shqiptarët të bëhet realitet aspirata për një Shqipëri më të mirë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë. Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit!”, shkruan Basha në facebook.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?