400 ekstremistë serb po stërviten në kufi me Kosovën në pritje të një sulmi të mundshëm si ai i datës 24 shtator në Banjskë. Për 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv foli gazetari nga Kosova, Venhar Isufi. Ai ndodhet në veri të Kosovës dhe në lidhje Skype tregoi për Nertil Agalliun situatën atje dhe vigjilencën në rritje të policisë së Kosovës.
‘Janë informacione që janë arritur të mblidhen nga Inteligjenca e Republikës së Kosovës. Para pak çastesh bisedova me zyrtarët policorë, që janë duke patrulluar pranë kufirit për të shikuar situatën se si mund të jetë dhe që nga dita që kryeministri publikoi videon ku shihej xhandarmëria serbe duke kryer stërvitje në fshatin Banjë pranë kufirit. Ka rritur më shumë vigjilencën e policisë së Kosovës që janë duke patrulluar vazhdimisht.
Situata mbetet e brishtë. Kemi parë edhe grafite në 4 komuna ku thuhet se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Kemi dhe një deklaratë nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë duke thënë se situata në veri të Kosovës do të agravohet, për shkak se diçka të tillë po tenton ta bëjë qeveria e Kosovës. Një gjë e tillë nuk qëndron, sepse pjesa veriore qytetarët serb janë adaptuar, ,me qeverinë e Kosovës që ka shtrirë sundimin e ligjit.’
Ai shtoi se të njëjtët që bën sulmin në Banjskë po stërviten sërish por kësaj here nga forca më të specializuara.
‘Kemi shtim të trupave të Kosovës përgjatë kufirit, vazhdimisht patrullojnë me ushtarët e KFOR. Kjo ka bërë të parandalohet këtë grup me 400 persona që mund të jenë dhe, më shumë që po trajnohen, që sipas ministrit vetëm po presin një moment të sulmojnë policinë e Kosovës.
Janë dhe grupe të mbrojtjes civile, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria e Republikës së Kosovës. Të njëjtët kanë qenë dhe në sulmin e Banjskës më 24 shtator. Të njëjtët po trajnohen nga forcat speciale. Kanë paralajmëruar se do të kryejnë edhe një sulm ndaj Republikës së Kosovës për shkak të vendimeve të saj. Vigjilenca është rritur.’
‘Janë dyshime se janë persona të njëjtë që arritën të ikin në Banjskë më 24 shtator. Po që po stërviten nga njësi më speciale. Derisa presidenti Vuçiç të japi dritën e gjelbër për sulmin në Kosovë.’
Vigjilenca e institucioneve në Kosovë është rritur, kjo edhe pas pamjeve që kryeminstri Kurti ndau në rrjetet sociale teksa në kufi trupat ushtarake serbe po kryenin stërvitje.
Gjithashtu, presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli me tone të ashpra pas miratimit që Kosova mori për në Këshillin e Evropës.