Kronikë

400 euro për person, arrestohet 4 trafikantë në Pogradec, po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm

30 Nëntor 2021, 11:13| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 11:20

  • Share

4 persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Arrestimi i tyre u bë në dy operacione të ndryshme në kuadër të operacionit të koduar "Perimetri", ndërsa trafikantët merrni 400 euro për emigrant, për kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Konkretisht në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Podgorie, janë arrestuar  J. D., 18 vjeç; R. P., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në mjetin  tip "Benz", me drejtues shtetasin R. P. dhe pasagjer shtetasin J. D., po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.

Rasti i dytë i goditjes u bë në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u arrestuan E. M., 20 vjeç; J. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mjetin mjetin tip "Benz" po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit 400 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?