Të gjithë individët që kanë blerë makina luksoze, por që nuk e justifikojnë një pasuri të tillë me të ardhurat e deklaruara, për hërë të parë, janë vënë në sitën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Deri më tani, rezultojnë 400 automjete luksoze të blera gjatë viteve 2023-2024 nga persona që nuk kanë asnjë të ardhur të deklaruara.
Tatimet u bëjnë thirrje këtyre individëve të tregojnë se nga e kanë burimin e të ardhurave më të cilat kanë blerë automjetet, kur nuk figurojnë as të punësuar dhe as me biznese të deklaruara.
“Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së: Të ardhurave të deklaruara pranë Administratës Tatimore, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara dhe dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, njofton drejtoria e Tatimeve.
Në cdo rast që këto të dhëna nuk përputhen, tatimet paralajmërojnë penalitete, por pa e specifikuar masën dhe llojin e ndëshkimit.
Tatimet i janë vënë pas edhe personave dhe bizneseve që nuk paguajnë detyrimet tatimore. Sipas një marrëveshje të firmosur me Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor kushdo që nuk paguan taksat dhe tatimet në kohë, dhe ka një automjet, ai do të bllokohet, dhe as nuk mund të shitet, derisa detyrimi të shlyhet
Këto masa ndërmerren në kuadër të planit kundër evazionit fiskal, me qëllim uljen e informalitetit dhe goditjen e fenomenit të mos deklarimit të të ardhurave.
Komente

po pse po i njejti shtet i lejoi qytetaret ti blinte keto mjete.Tamam shtet policor jemi bere, do i zbresin njerezit nga makina per ti pyetur si e bleve e ku e bleve
PërgjigjuSistemi komunist dhe mentaliteti komunist (sikur ne itali ) ku Italia ka taksa per Ferrari etj etj ben qe Monaco Dubai Andorra etj te zhvillohen che vende me super kulture si itali Greqi etj te kthehen ne sherbyes turistik dhe qytetar varfer , kjo vjen nga mentaliteti komunist qe ka kapur median , televizionet analistet politiken madje dhe ambientalistet, goditja e tregut auromobilistik dhe e futbollit eshte goditja me e madhe qe i behet 3-4 gjigandeve te europes EU ndaj shumçka merret me rezerva! Uroj te kete tren ekspres dhe tram dhe metro te cilesise se larte , me mire nje tren sesa nje Be”ntley” loll
PërgjigjuO analist i sistemeve, meso te shkruash shqip njehere, dhe pastaj bej analistin. Nuk ka asgje te gabuar ne kete nisme te shtetit. Jane bere te gjithe langot, gango. Ne cdo vend te botes, natyrisht aty ku sundon ligji, duhet te besh transparencen e te ardhurave te tua. Nese ke te ardhura, mund te blesh edhe avion. Ata qe shkojne ne parajsat fiskale qe permend ti, ndoshta jane maskarenj me pare te bera duke shfrytezuar ligjet e vendeve ku bejne biznes, por nuk jane si keta zagaret mjelloshe te Shqiperise qe marrin perpara gra me femije te pafajshem ne trotuare. Nje rregullim ligjor, do te conte shoqerine ne binare perseri.