400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, drejtori i FSHZH: Shpifje! S'kam konflikt interesi

2 Shkurt 2022, 14:28| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 14:33

  • Share

Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në tenderin 400 mijë dollarë për menunë e 100 Fshatrave. Ai thotë se kjo është një formë presioni për të influencuar në procedurën e tenderimit, e ndërsa thekson se nuk ka asnjë konflik interesi.

“Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje. Cdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të akesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna.

Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë cështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë cështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë”, shkruan Agolli.

(Klikoni këtu për të lexuar reagimin e plote)


Lajmi kryesor:

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?