Gjyqtarja Zamra Vyshka

400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, KLD shkarkon gjyqtaren e dënuar nga GJKKO e Apeli për korrupsion

29 Maj, 13:33
  • Share

TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi sot kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit  Zamira Vyshka.

Gjyqtarja u dënua nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal.

Kërkesa u bë në KLGJ nga Inspektorati i Lartë I Drejtësisë.

“Hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së konkludoi se gjyqtarja është gjetur fajtore dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal.
Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, edhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore, e që ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe tek organet e drejtësisë’ thuhet në vendimin e KLGJ-së.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në  2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar. Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të arrestuarit i kanë thënë avokatit: "Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja."

Në korrik 2023 Vyshka u dënua nga GJKKO me 2 vite shërbim prove. Gjithashtu gjykata vendosi për Zamira Vyshkën edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënim me 4 vite burg. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?