Edi Rama

'400 milionë lekë plus për fermerët', Rama: Sivjet do të punësohen 400 veterinerë

8 Korrik 2020, 14:46| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 14:58

  • Share

400 milionë lekë të tjera shtesë do të jepen nga buxheti i shtetit për fermerët që kanë aplikuar përmes Skemës Kombëtare. Lajmin e dha kryeministri Rama nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Ndërkohë kryeministri tha se do të bëhet vaksinimi falas për sëmundjen e brucelozës, ç'ka do të sjellë edhe punësimin e 400 veterinerëve.

"LAJME TË MIRA PËR FERMERËT

 + 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.

 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.

 Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.

 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore,"-shkruan Rama.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?