Massimilliano Allegri

400 ndeshje me Juventusin, Max Allegri 'shënjestron' Lippin: Dua trofeun, po argëtohemi

12 Janar, 14:49| Përditesimi: 12 Janar, 14:52

  • Share

Juventusi fitoi 4-0 kundër Frosinones në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke gjetur Lazion në gjysmëfinale. Pas ndeshjes për mediet foli Massimilliano Allegri, trajneri i "Zonjës". Dueli i djeshëm ishte i 400-ti për të në krye të bardhezinjve, me Marcello Lippin që ka 405 duele në stolin e Juves dhe Giovanni Trapattonin 596. Duket se Allegri ia ka vendosur "syrin" Lippit për t'i prishur rekordin.

"Jam i lumtur për golat e Milikut, por gjithashtu edhe për Yildiz që po tregon se mund të qëndrojë pa problem mes më të mirëve. Të gjithë po bëjnë mirë, por sidomos McKennie që qëndroi mes skepticizmit të përgjithshëm, megjithatë po dëshmon se ka cilësi dhe rritja e tij vijon të jetë e dukshme siç u pa edhe sot”, tha ai.

Trajneri nga Livorno foli edhe për atë çka pret nga merakto, duke thënë se ka vend për përmirësime.

"Në një skuadër ambicioze ka gjithmonë vend për të rregulluar diçka. Sot luajtëm mirë, qarkulluam topin dhe patëm kujdes në mbrojtje siç e dëshmon edhe fakti që nuk pësuam. Jemi një grup i ri dhe disa gjëra duhet ende të kuptohen, por për të synuar majat nevojitet që të bëjmë veprimin e duhur në kohën e duhur edhe duke u argëtuar në fushë", tha trajneri.

Allegri mendon për sfidën e radhës në kampionat, atë kundër Sassuolos.

"Nuk shohim shumë larg. Në kampionat kemi bërë mirë, por mund të bëjmë më shumë, teksa do të bëjmë të pamundurën edhe në Kupën e Italisë. Për momentin fokusi duhet të jetë vetëm te Sassuolo, teksa drejtuesit punojnë për të zbuluar ndonjë mundësi në merkato", përfundoi Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?