Foto ilustruese

400-500 euro për person për të kaluar në Malin e Zi, arrestohet i riu e vihet nën hetim bashkëpunëtorja me 9 sirianë në makinë

10 Korrik 2020, 19:03| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 19:18

  • Share

ELBASAN- Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, pasi kapet duke transportuar 9 shtetas sirianë drejt Malit të Zi duke kërkuar 400-500 euro për person.

Në operacionin e koduar "Mengel", u vu nën hetim edhe një vajzë me iniciale A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi".

I arrestuari  R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë u arrestua, pasi në mjetin e tij ndodheshin shtetasit sirianë që donin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së. Nuk dihet akoma nëse dy personat janë të afërm me njëri-tjetrin, pasi të dy janë nga i njëjti vend, Kamza.

Sipas policisë, materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?