Foto ilustruese

Kronikë

40-vjeçarja gjendet e dekompozuar në kabinën e dushit, dyshohet për kontakt me rrymën elektrike

15 Korrik 2018, 10:24| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 10:30

  • Share

Një trup i dekompozuar është gjetur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr.1 të qytetit të Pogradecit.  Trupi i gjetur në kabinën e dushit i përkiste një gruaje, të identifikuar si B.B., 40 vjeç, e cila jetonte e vetme.

Sipas ekspertizës paraprake mjeko-ligjore, 40 vjeçarja dyshohet se ka vdekur për shkak të kontaktit me rrymën elektrike pasi edhe automati i banesës është gjetur i ulur.

Njoftimi i plotë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 14.07.2018, rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe.

Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?