Foto ilustrim

Kronikë

41-vjeçari godet me thikë bashkëjetuesen në Tiranë, shkak dyshohet xhelozia (EMRI)

16 Gusht, 12:45| Përditesimi: 16 Gusht, 12:55

  • Share

Një grua ka mbetur e plagosur me thikë pasi u godit nga bashkëjetuesi i saj.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Besim Alla”.

E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori, i identifikuar si Fatlind Cili 41 vjeç ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6.

Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia mes çiftit.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

 Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 16/08/2025 14:43

    Bravo policise Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?