42 eurodeputetë letër Macron dhe Rutte: Të hiqen vizat për Kosovën deri në fund të 2020, i ka plotësuar standartet

7 Korrik 2020, 18:19| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 18:46

  • Share

42 eurodeputetë i kanë dërguar një  lotër Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrit holandez Rutte për të hequr vizat për Kosovën në fund të 2020.

Zëvendëskryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev bëri publike letrat dhe thotë se Kosova prej dy vitesh ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

 ‘’Së bashku me 41 eurodeputetët, unë bashkë-nënshkrova 2 letra Presidentit të Francës, Macron dhe kryeministrit holandez një kërkesë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në Këshillin Europian nga fundi i vitit 2020. Kanë kaluar 2 vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e teknologjisë, vetëm kështu BE mund të jetë një ndërmjetës i drejtë!’’- shkruan Kovatchev.

Letrat e dërguar nga 42 eurodeputetët Francës dhe Holandës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?