Droga e sekuestruar

4.2 kg heroinë në Elbasan/ Lihen në burg shoferi, furnizuesi dhe 4 të arrestuarit e tjerë

29 Nëntor 2020, 19:17| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 19:21

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 6 të arrestuarit e operacionit “Kështjella” që u kapën me 4.2 kg heroinë dhe 1 kg kanabis. Kështu do të qëndrojnë  në burg Gëzim Balla, shoferi i furgonit ku ishte fshehur droga, Gazmir Harremi furnizuesi, Haziz Musan, Xhulio Musan, Danjel Xhelilaj dhe Endri Karaj. Për këta të fundit, nuk dihet roli i tyre në këtë grup kriminal.

Tre ditë më parë policia sekuestroi në një furgon që transportonte dru,  8 pako me heroinë me peshë totale 4.2 kg dhe një sasi prej 1 kg kanabis.

Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Turqia dhe destinacion final kishte Greqinë, ndërkohë që operacioni vijon edhe në qytete të tjera për arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Furgoni në të cilin ishte fshehur droga

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?