Foto ilustruese

Politikë

4.2 miliardë lekë dhe 75 ha tokë për ish-pronarët, Manja bën ‘bilancin’ e kompensimeve për 7 muaj: Ekzekutuam 5 846 dosje

21 Gusht, 12:33| Përditesimi: 21 Gusht, 12:50

  • Share

Në 7 muajt e parë të këtij viti ish pronarët janë kompensuar me tokë dhe para.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja informon se nga janari deri në korrik të këtij viti, janë finalizuar kompensimet për 5,846 dosje.

Ish-pronarët e këtyre rasteve kanë përfituar në total 4.2 miliardë lekë, ndërsa  totali i tokës së shpërndarë për ta është 75.65 hektarë.

Informacioni i dhënë nuk tregon numrin e saktë të përfituesve, por thuhet se janë mijëra qytetarë që më në fund janë kompensuar për pasuritë private që u sekuestruan nga komunizmi.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës!”-tha Ulsi Manja.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?