JAPONI- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Mes të tjerash, ai shtoi se pret që së shpejti, të firmoset marrëveshja me qeverinë japoneze që shqiptarët të lëvizin pa viza drejt Japonisë.
“Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Shpresoj që edhe ju kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i bukur që Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin. Vërtetë jemi larg gjeografikisht jemi të ndryshëm, por në një botë që është e përfshirë nga krizat e papritura, unë mendoj se ajo që na bashkon janë vlerat. Duke shpresuar se së shpejti që qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të bëhet.”- tha Rama ndër të tjera.
Ndërsa kryeministri i Japonisë, Kishida tha se diskutimet u shtrinë edhe në fushën ekonomike, duke theksuar se pret që në të ardhmen eksportet mes dy vendeve të rriten si dhe të krijohet dhoma tregtare Shqipëri-Japoni.
“Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia. Ne synojmë të përjetësojmë nisma për t’u mbështetur edhe në rrugën tuaj drejt integrimit në BE”- u shpreh kryeministri japonez.
Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në mbyllje të fjalës së tij në konferencë kryeministri japonez tha se mbrëmjen e sotme do të kishte një darkë zyrtare me Ramën për ta vënë në dijeni mbi strategjinë e sigurisë kombëtare të Japonisë dhe zhvillimet në rajon.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitën zyrtare në Japoni. Rama ka ndatë një foto në Tokio me një panda në dorë, teksa krahas saj shkruan, se jo gjithçka është bardhezi
Pas takimit me homologun e tij japonez, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social ‘instagram’ teksa u ofron raki zyrtarëve japonezë me të cilët nuk i ka kursyer batutat e shumta.
“Në fillim duhet të heqësh maskën. Nuk mund ta provosh me maskë. Kjo sepse nuk kemi gjetur ende një mënyrë për të pirë me maskë. Si fillim nuk ke nevojë të pish shumë. Po të hedh pak. Provoje. E shikon. Është 46% alkool. Do dhe pak? Po ta mbush prap, dhe merre gotën me vete. Prisni pak dhe për tre minuta do telefononi bashkëshortin”, dëgjohet të thotë Rama në video.
Kryeministri Rama ka folur në një konferencë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishidën. Në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe vizitës së tij dy ditore në Japoni, Rama jep lajmin se shumë shpejt, Japonia do jetë edhe më aktive në marrëdhëniet diplomatike të Ballkanit Perëndimor, rajonit dhe vendit tonë. Rama tha se Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për rajonin, e kështu pavarësisht dallimeve nga aspekti i pozitës gjeografike, Japonia do mund të bashkëpunojë krah për krah përballë krizave të pa pritura.
“Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Shpresoj që edhe ju kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i bukur që Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin. Kështu, Japonia të jetë më e pranishme në vendin tonë. Ne jemi së bashku në Këshillin e Sigurimit dhe kemi bashkuar forcat për të ndihmuar Ukrainën. Ajo që po bën Moska është një shkelje e papranueshme të së drejtës ndërkombëtare të Rusisë. Vërtetë jemi larg gjeografikisht jemi të ndryshëm, por në një botë që është e përfshirë nga krizat e papritura, unë mendoj se ajo që na bashkon janë vlerat. Duke shpresuar se së shpejti që qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të bëhet.”- tha Rama.
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.
“Në fushën ekonomike bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duke përfshirë importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu ngritjen e dhomës së tregtisë Shqipëri-Japoni. Shpresojmë që të kemi një nxitje të eksporteve nga Shqipëria dhe investimeve nga Japonia”-u shpreh kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Me Japonin do ishte arritje levizja pa viza po jo me indine Kinen dhe cdo vend te varfer shum milionësh.
Përgjigju