TOKIO- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto dhe video nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij.
Kreu i qeverisë shkruan se gjatë diskutimeve u fol për një sërë projektesh me shumë rëndësi.
“MIRËMËNGJES
dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”- shkroi Rama.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar fotografi nga Tokio, ku shfaqet duke parë pemët dhe e cilëson si "FOTO E DITËS".
Kryeministri, Edi Rama po zhvillon vizitë zyrtare në Japoni, ku së fundmi është takuar me kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit me të cilin ka diskutuar për të arritur marrëveshje mbi investime japoneze në Shqipëri.
“Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”-shkruan Rama në postimin e bërë në facebook.
Ndër postimet e bëra, Rama ka publikuar edhe një foto nga kryeqyteti japonez, Tokio ku flamuri shqiptar shihet përkrah atij të Japonisë.
Pune te mbare e me lajme sa me te mira per vendit tone zoti Edi Rama!
PërgjigjuBëje Albaninë protektorat Japonez!
PërgjigjuMund dhe duhet te mesojme nga Japonia. Diplomacia shqiptare eshte ne ditet me te mira te saj. Ne dy foto me siper flamuri yne nuk eshte i vendosur mire ,shqiponja eshte e shtrire. Pres lajme me te detajuara nga kjo vizite
PërgjigjuMiqesi e cila uroj te zgjase perhere
PërgjigjuRESPEKT
PërgjigjuKohet e fundit mardheniet tona me vendet e tjera jan forcuar shume
PërgjigjuShpresojm qe keto vite qe do te vin mardhenjet midis dy vendeve tona te forcohen dhe me shume
Përgjigjugjithmin e me shume mardhenjet me shtetet si japonija jan rritur shume
PërgjigjuMe sa përulësi Japonezi...ndërsa Strategu ynë s'ka emocion fare
Përgjigju