Foto arkiv

42 vjeçari nga Lushnja gjendet i vdekur në autostradë, dyshohet se u përplas nga një makinë

26 Maj, 12:05| Përditesimi: 26 Maj, 12:20

  • Share

Një 42 vjeçari nga Lushnja është gjetur i pajetë në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Dyshohet se ai është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar. Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?