420 € për rindërtimin?! Punëtorët pesimistë: Tani paguhemi 1 mijë lekë në ditë! Shtjefni: Mund të sjellë shkurtime nëpër ndërmarrje

7 Mars 2020, 14:39| Përditesimi: 7 Mars 2020, 20:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pak ditë më parë se do të kërkojë nga kompanitë e ndërtimit që punonjësit, të cilët do të marrin pjesë në rindërtim të paguhen 420 euro në muaj, ose 51 mijë lekë një muaj, ndërkohë që paga minimale në vend është 26 mijë lekë në muaj. Sipas tij asnjë punonjës nuk do të paguhet minimalisht gjatë rindërtimit dhe se qeveria do tua imponojnë këtë vendim të gjitha kompanive të ndërtimit.

Por si reagojnë ndërtuesit, ekspertët dhe punonjësit e ndërtimit për këtë pagë?

Report TV gjatë intervistave të zhvilluara me punonjës të ndërtimit në Tiranë dhe në Durrës, si dhe me sipërmarrës është përballur me përgjigje pesimiste sa i takon kësaj vlere, ata janë mosbesues për këtë shifër, që sipas tyre është e parealizueshme.

Gazetarja: Si iu duket ju premtimi për 420 euro në muaj?

Punëtori ndërtimit: Më duket premtim i parealizueshëm, ose vështirë të realizohet sepse mundësitë ekonomike të shtetit janë që nuk i përballon dot.

Punëtori ndërtimit: Më mirë është se ne këtu kemi punuar nga 2 ose 3 herë dhe tashmë nuk punojmë më shumë se një herë në muaj.

Punëtori ndërtimit: Asnjë gjë nuk është 420 euro. Normal është 800 euro se duhet me mbajt familjen apo për veti? Punoj matrapik, në armature I kam të gjitha proceset jo vetëm 1.

Punëtori ndërtimit: 420 euro janë mashtrim, mua më bie 10 mijë lekë dita se ma ulin taksat dhe siguracionet.

Ndërkohë nga ana tjetër punëtorët pohojnë se gjatë punës së tyre në ndërtim, ata paguheshin 1 mijë deri në 1500 lekë në ditë. Sipas tyre paga më e lartë që kanë marrë është 30  mijë lekë.

Punëtori ndërtimit: Kam punuar në ndërtim e kam bërë çdo lloj pune.

Gazetarja: Në ndërtim sa jeni paguar?

Punëtori ndërtimit: Në atë kohë paguhesha 10 mijë lekë (të vjetra) dita ose 300 mijë lekë muaji (të vjetra).

Gazetarja: Sa iu paguajnë për një ditë pune?

Punëtori ndërtimit: Shkon 1500 lekë. Ça të bëj me 1500 lekë të haj drekë apo darke?

Gazetarja: Me çfarë page mujore punoni?

Punëtori ndërtimit: S’ka na paguajnë pak dhe sigurimet nuk i paguajnë.

Gazetarja: Sa ua paguanin ditën?

Punëtori ndërtimit: 12 mijë lekë (të vjetra). Çfarë page është a mbahet familja me 12 mijë lekë, nuk mbahet.

Punëtori ndërtimit: Kam punuar me 10 mijë lekë. Ça janë 10 mijë lekë. Ato nuk më dalin për kafe se për bukë harroje. Shteti taksat i do, sigurimet po, me vjedh nuk mund të vjedh ty.

Punëtori ndërtimit: Edhe specialisti merr 20 mijë lekë të vjetra do të thotë që është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e ditës, në shtëpinë e tij.

Të njëjtën pagë deklarojnë edhe punonjësit e ndërtimit në qytetin e Durrësit.

Punëtori ndërtimit: 12 mijë lekë, 15 ose 20 mijë lekë varet sipas punës. Punë ndërtimi, mbas ustait për shembull duke bërë llac, duke çuar tulla. Të paktën 300 mijë lekë sa me jetuar se për gjë tjetër nuk është.

Punëtori ndërtimit: Sipas punës që të gjesh, 1 mijë lekë, 2 mijë lekë sit ë gjesh. Ka edhe 5 mijë, 10 shkon edhe 20 dhe jam usta gjoja.

Punëtori ndërtimit: Paga ditore shkon 12, 15 ose 20 mijë lekë. Lëre se këto mashtrojnë për 420 euro jam interesuar dhe asgjë.

Në një situatë të tillë, ku një punëtor ndërtimi merr në ndërtim 30 mijë lekë në muaj në kufirin e pagës së patatueshme, një pagë e tillë 420 euro, është rreth 21 mijë lekë të reja më shumë, pasi me kursin zyrtarë të këmbimit 420 euro është e barabartë me rreth 51 mijë lekë të reja.

Por si e shohin ndërtuesit një vlerë të tillë, dhe a mund të përcaktohet paga pa ndryshime ligjore? Sipërmarrësi Zef Shtjefni thotë për Report TV, se paga përcaktohet nga tregu dhe mund të sjell shkurtim punëtorësh nëpër ndërmarrje nëse bëhet e detyrueshme nga institucionet.

Është tregu rregullator i çdo gjëje, i çmimeve të mallrave, pagave gjithçka është tregu. Qeveria ka dhuratë të madhe në dorë dhe mund të bëjnë ndere. Qëllimi duket i mirë domethënë që të rrisim pagat me qëllim ndalimin e ikjes së njerëzve. Përpara se të vendosim që të japim lek, ne duhet të shohim a kemi lekë në xhep. Ose do të sjelli falimentim të kompanive, do bëjë dezinteresimin (mungesë interesi) e sipërmarrjeve të fasonerisë sepse fasonet janë krijuar këtu sepse pagat janë të ulta nëse rriten ato fillojnë të ikin, ose do sjell shkurtim të fuqisë punëtore pasi s’do kenë para të paguajnë”, shprehet për Report TV sipërmarrësi dhe ndërtuesi Zef Shtjefni.

Të njëjtin qëndrim mban edhe eksperti i tregut të punës dhe çështjeve sociale njëkohësisht drejtues i EPPC në Shqipëri dhe Kosovë, Erald Pashaj. Sipas tij nuk mund të deklarohet një pagë e tillë pa bërë më parë ndryshime ligjore që rrisin pagën minimale në vend, nga niveli aktual 26 mijë lekë në 50 mijë lekë.

Kemi pasur punëtor nga 30 mijë lekë të reja neto, deri në 50 mijë lekë të reja neto. Po flas për punëtorë të pakualifikuar, dhe që kanë punuar në projekte kryesisht të mëdha që kemi pasur në vendin tonë. Çmimin e punës e vendos tregu. Deklarimet se hajde se paga është kaq mua nuk më duken normale. Kjo do të ishte normale nëse do të vendosej me ligj. Pra nëse paga minimale në vend do të bëhej 50 mijë lekë të reja”, u shpreh drejtori i EPPC Erald Pashaj.

Të pyetur nga Report TV, shoqata e ndërtuesve shprehet se nuk rritet paga në këtë mënyrë, por duhen ndryshime ligjore për rritjen e pagës minimale. Sipas tyre në ndërtim ka paga më të larta për punonjësit e kualifikuar.

Ndërkohë një tjetër shqetësim që ngrihet nga punëtorët është puna në të zezë, edhe pse mosdeklarimi i punonjësve është i ndaluar me ligj në vend, ata shprehen se kanë punuar të pasiguruar.

Gazetarja: Në muaj sa lekë çonit në shtëpi kur punonit?

Punëtori ndërtimit: Nuk kemi pasur pagë mujore.

Gazetarja: Keni punuar gjithë kohës i padeklaruar?

Punëtori ndërtimit: Po

Qytetari: Vetëm punë të zezë bëj. 15-20 mijë lekë të vjetra, por varet nga dita shkon edhe 30 varet si është puna.

Punëtori ndërtimit: Ça sigurimi thua? Ku kam qenë i siguruar.

Punëtori ndërtimit: Të siguruar nuk kemi qenë, në punë të zezë kemi qenë.

Po ashtu kryeministri Rama për vitin e ardhshëm ka premtuar edhe rritjen e pagës minimale nga niveli i 26 mijë lekë në muaj duke e çuar atë në 30 mijë lekë. Ndërsa procesi i rindërtimit është aktualisht në fazën e prezantimit të projekteve të banesave individuale dhe po punon për përthithjen e fondeve të ofruara nga ndërkombëtarët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • 420: 08/03/2020 00:09

    420e nuk dalin as per buk jo m per drita e uj

    Përgjigju
  • vera: 07/03/2020 23:10

    TI PAGUASH 2000 EURO NE MUAJ,,,po se bere kete jep doreheqjen ,,,kryeminister legen--shkerdhate….

    Përgjigju
    • Dimri: 08/03/2020 03:13

      Ku e ke pa ket rrogen 2000 euro ti vera se knej nga italia me 1700 jan te kenaqur njerezit.ka*elie

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?