430 kg kokainë në pleh kimik e jo në banane, Beci: Në treg ka hyrë një grup i ri, bandat shqiptare në Amerikën Latine janë fuqizuar ! Bregu: S’është kapur ‘bosi’ i vërtetë

28 Nëntor 2022, 22:14| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 10:42

  • Share

TIRANË- Ardhja e një sasie të madhe kokaine prej 430 kg në Fier të fshehur me thasë kimik e jo më me anë të kontejnerëve me banane, për ish-prokurorin Eugen Beci është tregues se një organizatë e re kriminale ka hyrë në treg. Kjo pasi sipas prokurorit kjo është një metodë më e kushtueshme, e për rrjedhojë edhe fuqia e këtij grupi kriminal është edhe më e madhe. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Beci tha se në këtë operacion nuk ka pasur dekonsipirim pasi “në lojë” ishin edhe ndërkombëtarët, teksa si një ish-prokuror ka dhënë detaje se si funksion një dorëzim i kontrolluar.

“Shqipëria ka rezultuar një provë e suksesshme, u bë prova e parë në 2015, në banane erdhën shumë kokainë, është më e lirë, se s’ke nevojë për kimist, të blesh pleh kimik, rikthimi te kjo metodë më bën të kuptoj që një organizatë e re kriminale po hyn në treg. (..)DEA ka bashkëpunuar në këtë operacion të Fierit, tregon që DEA e ka parë sasinë që në Kolumbi, e ka pasur informacion që do mbërrijë në Shqipëri. Në këto kushte, të gjitha vendet e kanë lejuar që të gjendet destinacioni përfundimtar. Dorëzim i kontrolluar nënkupton që informacioni ka qenë i saktë, dhe e pamundur që organet ligjzbatuese të cedojnë, se kanë pasur një kontroll të plotë nga këto organe. Nuk ka pasur dekonspirim se janë përfshirë DEA. Kur shkojnë agjentë në terren, në një fshat kur shkon një i huaj kuptohet, fakti që ky operacion ka pasur sukses, ka kuptuar që dhe Policia Lokale ka kuptuar se ka diçka këtu. Bëhet se gjatë rrugës mund të dekonspirohet operacioni, dorëzimi i kontrolluar nënkupton që trafiku i kokainës po rritet në rajon, prandaj i përqendroi agjencitë ligj zbatuese në rajon", tha ai. 

Beci ka folur të trafikun e drogës dhe lidhja e tyre me shqiptarët. Ai flet për një fuqizim të bandave shqiptare në Amerikën Latine, duke thënë se nisur nga fakti që e kanë parë që ky është “një biznes fitimprurës”, nuk kanë mbetur më në rolin e një ‘spaçatori’.

“2-3 mijë shqiptar janë bërë resident në Amerikën Latine, kanë fituar fuqizim të financave të tyre, kanë filluar të marrin tregun e Ballkanit Perëndimor, por edhe shumë organizatave të Italisë, më parë ishin siguruesit e transportit nga Belgjikë dhe Holandë, duke parë që ky aktivitet ishte dobiprurës , vendosën që të shkojnë në vendin e origjinës që ta blejnë dhe transportojnë vetë, tani trafikantët shqiptar nuk duan të ndajnë fitimin. Shqiptarët pasi janë fuqizuar kanë krijuar edhe organizimin  e tyre strukturor”, shton prokurori.

Më i ashpër është treguar gazetari Sokol Bregu, që tha se në operacionin e Fierit, nuk u kap porositësi kryesor i drogës, ndryshe nga sa tha nga SPAK. Ai është i mendimit se SPAK ka dështuar pasi sa herë që në operacione nuk përfshihen ndërkombëtarët, asnjëherë sasia e drogës nuk arrin të kapet.

“Nuk u kapën bosat konkret. Nëse do e çonim deri në fund fare se kush do e merrte, duhej më shumë kohë, dhe mund të dekonspirohej. Siç është porosia e Arbëj Cekaj, kishin porositur 7 rrjete të ndryshme, aty ne ndalëm, bëmë bllokimin e mallit. Ne nuk i godasim asnjëherë kur nuk janë partnerët në mes, SPAK nuk ka asnjë hetim të vetëm, por gjithmonë me partner, ke shembullin e Dumanit që e morën të gjithë vesh se do iu vinte urdhër arresti, e ndërsa me Frakullën erdhën ndërkombëtaret dhe nuk u dekonspirua”, tha ai.

Në një kohë kur flitet për fuqizim të krimit, lind pyetja “sa e lidhur është ajo me politikën”, pikë e cila i ka bashkuar të dy të ftuesit në studio me gazetarin Ilir Babaramo.

“Edhe në burg emëron drejtorin e burgut, kur ka fuqi. Ai paguan atë që do shkoj të blejë një vend pune, nuk është një trafikant droge që e merr ministrin, jo shefi i komisariatit me lidhjet që ka thotë po pagova një bashkish të mirë do marrë këtë vend pune, dhe këtë bakshish ia jep mafia”, tha Bregu.

“Politika ka pasur një evolucion, në fillim kishin lidhje për të arritur rezultatin, me kalimin e viteve, këta kriminel, të fortë lagjeje, krimi po ecën në një shkallë me politikën dhe kjo e rrezikon”, u shpreh Beci.

Në fund, Beci pati edhe një koment për garën për drejtuesin e SPAK, ku tha se është i mendimit se institucionet e reja të drejtësisë nuk janë krejtësisht të pavarura nga politika.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?