Në vijim të situatës së të prekurve nga COVID-19 sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 17 raste të reja. Në total në Shqipëri janë 433 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv, në qytete të ndryshme të vendit.
Nga këta persona 16 janë fëmijë të cilët janë prekur nga sars cov-2 dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka patur nevojë, për kujdes spitalor dhe janë në gjendje të mirë.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë grua të infektuar shtatzënë të që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj.
Përsa i përket numrit të të prekurve nga uniformat blu ata janë 8.
Lajmi kryesor:
17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste...patën kontakt me të afërmit e infektuar! Rakacolli: Shmangni vizitat
//ReportTv.al