Vendi ku dyshohet se ka humbur 43-vjeçari

Gramsh/ 43-vjeçari bllokohet në Kalanë e Tërvolit! Terreni i thepisur dhe errësira pamundësojnë shpëtimin e tij, aksioni do të rinisë në orët e para të mëngjesit

14 Janar 2023, 21:01| Përditesimi: 14 Janar 2023, 22:58

  • Share

Një 43-vjeçar ka mbetur i bllokuar në malet e Gramshit. Për t'i ardhur në ndihmë, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit të cilët po përpiqen ta nxjerrin nga vendi ku 43 vjeçari ka mbetur i bllokuar. Bëhet fjalë për Andrea Dervishi, 43 vjeç nga Belshi, i cili nën shoqërinë e disa miqve ka shkuar për të vizituar zonën e quajtur 'Kalaja e Tërvolit'

“Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur "Kalaja e Tërvolit", shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vende turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, nxjerrja e Andrea Dervishit nga dy shkëmbinjtë ku kishte mbetur i bllokuar ka qenë e pamundur gjatë mbrëmjes së sotme. Aksioni për shpëtimin e tij pritet të rifillojë rreth orës 05:00 të mëngjesit kur në vendngjarje të kenë mbërritur edhe forcat e posaçme.

Ora 22:48
E pamundur që 43 vjeçari i bllokuar mes dy shkëmbinjve në Gramsh të shpëtohet mbrëmjen e sotme! Aksioni do të rifillojë në orët e para të mëngjesit

43 vjeçari i bllokuar nuk del dot nga Kalaja e Tervolit. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të tentuar ta nxjerrin nga vendi ku ka mbetur i bllokuar por duke qenë se terreni është mjaft i vështirë dhe për shkak të errësirës, pritet që operacioni i shpëtimit të rifillojë të nesërmen.

Aksioni i shpëtimit pritet të fillojë rreth orës 5 të mëngjesit kur në ndihmë të autoriteteve vendore të vijnë edhe ekipe të posaçme. Deri në rifillimin e aksionit, person ii bllokuar do të jetë në monitorim të vazhdueshëm. Gjendja e tij shëndetësore, raportohet të jetë e mirë pavarësisht temperaturave të ftohta.

Ora 21:49
FOTOLAJM/ Prej orësh vijojnë kërkimet për shpëtimin e 43 vjeçarit që ka mbetur i bllokuar mes dy shkëmbinjve në malet e Gramshit

1673729480_gramsh.jpg

Prej orësh vijojnë kërkimet për 43 vjeçarin Andrea Dervishin i cili është bllokuar mes dy shkëmbinjëve në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’. Për shkak të terrenit të vëtirë janë nisur edhe ekipe nga Tirana për të bërë të mundur shpëtimin e 43 vjeçarit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?