Kronikë

43-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Novruz Likometajt del para gjykatës në Fier! Nëna dhe familja shpërthejnë në lot: E kam djalin e pafajshëm

7 Qershor 2021, 15:55| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 16:29

  • Share

Skënder Krasniqi, 43 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Novruz Likometaj ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2015, ka dalë sërish para gjykatën e Fierit, ku do të njihet me akuzuat e reja.

Nëna e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e kanë pritur në dyert e gjykatës me shpresën për ta takuar,  por ka qenë e pa mundur. Ata pretendojnë se Krasniqi është i pafajshëm, ndërsa e bija mes lotësh ka kërkuar ta shoh nga afër.

'A ka zot e perëndi e kam të pafajshëm! Kur do të bëhet drejtësi, kush ka lekë del nga burgu.'- thërriste e ëma e tij duke qarë.

Sot u zhvillua seanca paraprake për dërgimin e çështjes për gjykim. Gjyqtari Taulant Banushi vendosi pranimin e kërkesës së prokurorit për dërgimin e çështjes për gjykim.

Skënder Krasniqi u arrestua sërish në nëntor të vitit 2020, pasi sipas prokurorisë ka vrarë me mjete të forta fqinjin e tij Novruz Likometaj. Kujtojmë se trupi i 82 vjeçarit Novruz Likometaj u gjet i vrarë në një kazan mbeturinash në vitin 2015. Policia arrestoi atëherë si autor Skënder Krasniqin, por më pas ai u lirua për mungesë provash, për t'u arrestuar sërish 5 vite më vonë.

Mendohet se motivi i vrasjes ka qenë ngacmimi që i moshuari i ka bërë nënës së autorit. Nëna e Krasniqit nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe ka thënë në polici se djali i tij nuk e ka kryer këtë vrasje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?