Ilir Daja nga dje zyrtarisht është trajneri i Dinamos në Superligë. Pas 13 vitesh Daja rikthehet në ekipin ku u shpall kampion, me objektiva të qarta për nxjerrjen e "Nëndetëses" në ujëra të qeta.
Merkato e verës ishte e frytshme te Dinamo, me klubin që afroi emra si Bruno Dita, Dejvi Bregu apo edhe Naser Aliji. Për Blutë afrimet duket se nuk kanë të ndalur, me Frederik Veselin që përflitet se do jetë afrimi i radhës.
Mbrojtësi i Kombëtares është lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi. 31-vjeçari mund të luajë në të gjithë fashën e mbrojtjes dhe do ishte një element luksi për Superligën.
I dalë nga moshat e Manchester City, Veseli ka qenë pjesë edhe e Man. United, Ipsuich, Bury, Port Vale, Empolit, Salernitanës apo Beneventos.