44 vjeçari me nanizëm e me 18 operacione në trup rrëfen jetën e tij: U braktisa bebe, nëna s'më donte! Dëshira ime të gjej nuse

15 Tetor 2023, 15:21| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 15:27

  • Share

Ardit Mancaku është me nanizëm e i duhet që me vete të ketë gjithmonë patericat, por kjo nuk e kufizon aspak të bëjë rutinën normale.

Punon në një fabrikë këpucësh në Shkodër, e prej 17 vitesh është dhe pjesë e një bande muzikore për persona me aftësi ndryshe.

“Jam Ardit Mancaku, 44 vjeç. Prej 26 vitesh jetoj tek Projekti “Shpresa”. Jam në bandën muzikore prej 17 vitesh. I bie veglës muzikore bariton. Unë punoj në një frabikë këpucësh në Shkodër. Kam filluar prej 7 muajsh. Kam mësuar të gjitha proceset. Edhe pak do mësoj makinën qepëse. Do mësoj sa më shumë gjëra për të ecur para. Jam shumë i lumtur që kam nisur punën. I përshëndes të gjithë”, tha Mancaku.

Ndonëse në çdo fjalë që thotë shpreh vetëm optimizëm e mirësi, jeta për të nuk ka qenë aspak e lehtë. U braktis që në moshën 2 vjeçare nga prindërit, e i është nënshturar 17 operacioneve.

“Unë kam lindur normal. Mbrapa jam sëmurë. Prej temperaturës. Nuk e kam problem. Dal gjithkund. Nuk kufizohem asnjë fije. Kam njerëz që më duan shumë në Shkodër. Jemi të barabartë. Unë jetoj tek projekti shpresa. Jemi 10 djem dhe kemi 5 kujdestar. Familja ime jeton në Itali. Baba më ka vdekur. Nënën në Itali. Jam i braktisur që 2 vjeç. Kanë qenë problemet familjare, mes nanës dhe babës që u bën shkak për braktisje”, tha Ardit Mancaku. 

Por edhe pse me sfida të njëpasnjëshme, njerëzit që e rrethojnë, e kanë bërë që të ecë para. E me krenari të madhe kujton takimin me Nënë Terezën dhe Papa Gjon Palin e dytë.

“Jam njohur me familjen në 94, kur shkova për tu bërë operacion. Më ka dërguar Nënë Tereza në Itali. I kërkova dy mijë lek për të ecur i të tan tjerët. I kam pasur këmbët si formë peshku. Kur erdhi Nënë Tereza në Shqipëri dh eajo më tha nuk ke nevojë për lekë se të dërgoj unë me duart e mia. Më dërgoi në Bambino Gezu në Romë. Nga 91 deri në 93. Atje u takova edhe me Papa Gjon Pali i dytë. Ka qenë shumë emocionuse. Kam bërë 18 operacione, por kam qenë i fortë.  Takimi me Nënë Terezën dhe Papën ka qenë shumë emocionuese. Unë nuk kam asnjëlloj vështirësie. Projekti Shpresa më ka bërë që të eci përpara. Arsyeja që më kanë braktisur familja kanë”, tregoi Mancaku.

Ka vetëm një ëndërr, për të cilën shpreson që ti bëhet realitet. Dëshiron të krijojë një familje të tijën që deri më tani nuk ka mundur ta ketë.

“Kam hedh kandidaturën shumë herë për me gjet nuse. Ende nuk e kam marrë një konfirmim për të gjetur shpirt binjak. Kam dëshirë si të tan tjerët”, u shpreh ai.

44-vjeçari, ka edhe një mesazh për të gjithë ata që janë në vështirësi.

“Keni kurajo, besim, mos me u dorëzuar kurrë sepse jeta vazhdon”, përfundoi 44-vjeçari.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?