Spitali Infektiv

Shëndeti

10 qytetarë humbin betejën me COVID, viktima më e re 21 vjeç! Sot 441 raste të reja

15 Tetor 2021, 17:18| Përditesimi: 15 Tetor 2021, 19:01

  • Share

TIRANË- Një 21-vjeçar është viktima më e re që nuk ia doli të triumftonte në betejën me COVID-19. Ai ishte i shtruar prej 2 ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë, ku fatkeqëisht ka ndërruar jetë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 9 persona të tjerë, një shifër e lartë që nuk ishte regjistruar në vend prej disa ditësh.  Ndërkohë, si rezultat i 3572 testime janë konfirmuar pozitivë 441 qytetarë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç“, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, si rezultat i 3572 testime janë konfirmuar pozitivë 441 qytetarë. Në total në vendin tonë, aktualisht janë 6365 pacientë aktivë me COVID-19, ku Tirana vijon të jetë qarku më i prekur, për t’u ndjekur më pas nga Fieri, Elbasani dhe Kruja.

“Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd“, thuhet në njoftim.

 Ministria e SHëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja formë për të parandaluar prekjen nga COVID në forma të rënda.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet“, përfundon njoftimi.

Statistika (15 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        441
Të shëruar në 24 orë      628
Të shtruar në spitale       146
Humbje jete në 24 orë    10
Testime ditore                3,572 

Testime totale              1,253,624
Raste pozitive                177,108
Raste të shëruara           167,936
Raste Aktive                     6,365
Humbje jete                     2,807 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            2,993
Durrës            778
Fier                 664
Shkodër         497
Elbasan          258
Lezhë              205
Gjirokastër      204
Berat              196
Vlorë              195
Korçë             148
Kukës             139
Dibër              88

Ora 14:15
I shtruar prej dy ditësh tek Infektivi, ndërron jetë 21-vjeçari me COVID

TIRANË- Në kulmin e rinisë, një 21-vjeçari iu prenë ëndrrat në mes, pasi nuk mundi ta fitonte betejën me ‘armikun e padukshëm’. Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve, ndërsa 21-vjeçari prej dy ditësh i shtruar tek Infektivi, luftoi shumë në një betejë ku nuk doli dot kryelartë si një hero.

Burime bëjnë me dije se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte sëmundje shoqëruese, talaseminë. Ndërkohë, tamponi i kishte rezultuar negativ, por ai mbahet në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të simptomave që kishte shfaqur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?