Inter dhe Parma luajnë sot në 21:00 për raundin e 1/16 të Kupës së Italisë. Në "San Siro" pritet një ndeshje e luftuar, teksa për miqtë nga minuta e parë pritet të luajë Gianluigi Buffon. 44-vjeçari rikthehet pas disa muajve dëmtim, teksa do jetë mes shtyllave për herë të 50-të në "San Siro".
Edhe pse 44 vjeç, Buffon do luajë në një ndeshje të rëndësishme. Gardiani qëndroi jashtë fushave të lojës për disa muaj, kjo për shkak të një dëmtimi. Nga minuta e parë te Inter pritet edhe Kristjan Asllani. Fituesi i përballjes mes Interit dhe Parmës do kalojë në çerekfinalet e Kupës, ndërsa do përballet me fituesin e Atalanta - Spezia.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro, Correa.
Parma (4-2-3-1): Buffon; Del Prato, Osorio, Valenti, Oosterëolde; Estevez, Juric; Bernabé, Vazquez, Man; Inglese.